Detaji që nuk vutë re në Class Fashion Show, ka të bëjë me veshjet e vipave

Me siguri që nga mbrëmja e kaluar keni lexuar të paktën një lajm për Class Fashion Show. Sfilata e vitit nga Class By Alketa Vjesiu dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Valdrin Sahitit, ishte një magji e vërtetë. Në Kopshtet Mbretërore të Pallatit të Brigadave për herë të parë ndodhi një event i këtij lloji. Shumë të ftuar vip nga Kosova dhe Shqipëria ishin të pranishëm. Veshja e tyre ishte në fokus, siç ndodh gjithmonë në evenimente të tilla.

Përveç faktit se të gjithë dukeshin mjaft bukur dhe i kishin kushtuar rëndësi të veçantë veshjes, ajo që u vu re tek vajzat e famshme: ishte një detaj vjeshte. Edhe pse temperaturat këtë të shtunë ishin mjaft të larta dhe dielli nuk u largua gjatë sfilatës, vajzat kishin zgjedhur çizme ose kambale. Po, po dukeshin mjaft trendy dhe sollën pak aromë vjeshte edhe në kopshtin plot lule të Class Fashion Show. Në fakt, përveç se trendy, çizmet dhe kambalet janë komoditet dhe siguri, pasi në një ambient të tillë, takat ndonjëherë edhe të rrezikojnë. Këto vajza të famshme kanë qenë të sigurta dhe trendy gjatë Class Fashion Show!

Advertisement

/RevistaClass/