Aktori/regjizori është mirënjohës për karrierën e tij, por nuk mendon se rruga e tij do të vazhdojë pa ulje e ngritje, ndaj dëshiron të jetë i zoti që të ndërmarrë rrisqe. “Dështimi është një funksion i rriskut. Kur shikoj heronjtë e mi në kinematografi, si aktorët ashtu edhe regjizorët, vërej se asnjëri syresh nuk ka lënë gjurmë perfekte gjithnjë. Mendoj se unë do të lë gjurmë akoma më pak perfekte se ata. Mendoj se duhet të jesh i zoti dhe për të ndërmarrë risqe. Sot jam duke shijuar suksesin. Të jesh nr. 1 në box office është shumë bukur, por kam shumë eksperienca dhe e di që një gjë e tillë nuk mund të zgjasë përgjithnjë”,- ka thënë Ben. Pa dështimet ai do të ish çmendur dhe mendon se kjo e ka ndihmuar që të formëzojë karakterin që ka sot.