Deri këtu ishte! Pas gjithë “humorit të zi” Amos Zaharia lë shtëpinë e “BBV”!

“Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja”, “shtazë”, “p*tanë”, janë vetëm disa nga fjalët e tmerrshme që Amos Zaharia ka thënë gjatë qëndrimit të tij në “BBV”.

Masat që nuk mori produksioni, i mori publiku, ndaj pas humorit të tij të zi Amosi la shtëpinë e “BBV”.

Advertisement

Pak para se Arbana të lexonte emrin e tij si i eliminuari i mbrëmjes së sotme, babai i Amosit e surprizoi atë brenda shtëpisë, ku shfrytëzoi rastin për “t’i tërhequr veshin” publikisht për “horroret” që ka nxjerrë nga goja.

“Dëgjo këtu. Rri rehat, mos na trego ne barcaleta dhe ato horroret, po sillu i edukuar, siç je. Ti e ke edhe zemrën e bardhë. Ti nuk vret dot një mizë, na tregon ato horroret. Kush je ti?”-tha ai.

Pasi erdhi në studio sepse bileta e tij shkruante vetëm “vajtje”, Arbana i përmendi vetëm disa nga ofendimet e tij, mes tyre atë që u bë viral ku shante Kiarën “p*tanë”, mirëpo Amosi nuk i kujtohej.

Pavarësisht kësaj ai i mëshoi të tijës, që bën vetëm humor dhe shqiptarët sipas tij do të flasin gjithmonë.

“Mbase këto shakatë më kanë penalizuar. Unë kam humor të zi, por gjithmonë në kontekstin e humorit. Në fund të ditës jemi njerëz, nuk jemi perfekt. Në momente nervozizmi, një ofendim i bërë nuk mendoj se është arsye për t’u penalizuar. E mbaj përgjegjësinë se nuk kam çfarë bëj tjetër. Mbaj përgjegjësi për gjërat që them jo për atë që publiku kupton. Kur bëj humor, bëj humor. Shqiptarët do të flasin gjithmonë.

Edhe Arbër Hajdari ia tha në sy, që pikërisht ai që Amosi quan humor e penalizoi.

“Të kanë penalizuar këto që ti quan humor i zi dhe kjo e Kiarës i vuri kapak,”-u shpreh Hajdari.

Ndërsa Zhaklina e justifikoi duke thënë se publiku i keqinterpreton gjërat, duke dalë e “larë” edhe vetë me këtë koment.