Denoncimi në “STOP”/ Pamjet e dhunimit të 3-vjeçarit në kopësht

Emisioni investigativ “STOP” sjell sot një tjetër rast abuzimi me fëmijët. Bëhet fjalë për një djalë të mitur vetëm 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga Administratorja e kopështit, Anjeza Shabani. Ky incident ka ndodhur në kopështin privat “Diren”në Sauk, Tiranë. Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit. Përmes kameras së fshehtë “STOP” sjell këtë fenomen që fatkeqësisht ndodh rëndom në vendin tonë.

Advertisement