Dëmtohet gjatë xhirimeve

Mariah Carey ka ndrydhur shpatullën gjatë xhirimeve të klipit më të ri. Ajo ndodhej në New York duke realizuar xhirimet e këngës “Beautiful” (remix) së bashku me reperin Young Jeezy kur ka ndodhur edhe aksidenti. Tabloidi “Orange” ka thënë se ajo mund të jetë lënduar në momentin që ishte duke vallëzuar në klipin me regji të bashkëshortit të saj, Nick Cannon. Këngëtarja menjëherë është dërguar në spital, ku doktorët mundën t’ja vinin në vend shpatullën e saj. Sipas zëdhënësit të Mariah, ajo ishte “mirë” dhe duke “u shëruar në shtëpi”.

Advertisement