Dëmtimi i Brojës ‘favorizon’Milanin, kampionët e Italisë synojnë transferimin e talentit shqiptar!

Armando Broja ka qenë dikur në fletoren e dëshirave të Milanit për merkaton e ardhshme të verës.

“La Gazzetta dello Sport”, ka folur për merkaton e Milanit dhe është fokusuar te emri i Armando Brojës, i lindur në vitin 2001, qendërsulmuesi shqiptar në pronësi të Chelsea. Në fakt, për “djajtë” Broja përfaqëson një nga mundësitë për sulmin e skuadrës së Stefano Piolit në funksion të sezonit 2023-2024.

Advertisement

Olivier Giroud do të mbushë 37 vjeç dhe dyshimet vazhdojnë për Zlatan Ibrahimovic, nëse suedezi do të vazhdojë apo jo karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe kjo gjë varet edhe nga kushtet e tij fizike.

Broja në miqësoren e fundit të Chelsea kundër Aston Villa, pësoi një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë dhe u desh që të operohej, duke mbyllur kështu sezonin. Nëse Milan kërkon një takim me agjentin e lojtarit dhe drejtuesit e klubit anglez, ata gjithashtu do të diskutojnë edhe për shifrën e transferimit, pasi tashmë nuk mund të vlerësohet njësoj për shkak të dëmtimit