Demi u zemërua kur Ashton publikoi një foto të saj me mbathje, pa e vënë në dijeni, ndaj tani ka vendosur të argëtohet dhe t’a ironizojë çdo gjë. Kështu ajo ka hedhur online në Twitter një foto të cilën e ka bërë para se të ulej tek dentisti. Ku shkoi gruaja që magjepste publikun? Demi është ofruar kështu në një version prej gjysheje pa dhëmbë. Por ç’rëndësi ka? Moore nuk frikësohet se mos i largohen fansat përkundrazi, me një dozë humori synon të fitojë akoma më shumë syresh. Me një dozë të mirë ironie, aktorja amerikane duket se nuk është menduar gjatë dhe i ka bërë publike fotot e lezetshme dhe padyshim unike. Sigurisht Demi nuk resht së çudituri.