Dëmet që pas thithjes së parë

Kërkuesit kanë studiuar tek në 12 vullnetarë nivelet e “polycylic aromatic hydrocarbons (PAH), përbërës kimik i lidhur me sëmundjen e kancerit. PAH ju shtua cigareve dhe u vërejt se u modifikua nga trupi i vullnetarëve në një element të dëmshëm i cili lidhet me kancerin dhe me dëmtimin e ADN-së. “Ky studim është unik. Është i pari që ka hetuar metabolizmin e njeriut kur PAH merret nëpërmjet thithjes së tymit të cigars, pa futur këtu faktorë të tjerë si ndotja e ambjentit apo regjimi ushqimor. Studimi ka treguar se procesi i dëmtimit ndodh brenda 15 – 30 minutash. Këto rezultate duhet të shërbejnë si një paralajmërim i rreptë për të gjithë ata që po mendojnë të fillojnë cigare”,- ka thënë Stephen Hecht nga Universiteti i Minnesota-s.

Advertisement