Dekriminalizimi, arrihet marrëveshja PS-PD për aktet nënligjore

Maxhoranca dhe opozita përmbyllën të enjten negociatat për miratimin me konsensus të paketës nënligjore për dekriminalizimin. Deputetët Taulant Balla i PS-së dhe Oerd Bylykbashi i PD-së, të mandatuar në këtë proces, kanë rënë dakord edhe për ato pika ku palët deri tani nuk kishin gjetur mirëkuptim.

Ndërkohë, aktet nënligjore, që duhet të kalohen në parlament brenda datës 6 mars, do të miratohen paraprakisht në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, dhe më pas në seancën e sotme plenare, për t’i hapur më pas rrugën zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
Seanca e Kuvendit, u ndërpre rreth orës 12:00, ndërsa u njoftua se do të riniste në ora 15:00, por deri tani ende nuk është mbledhur, pasi pritej arritja e marrëveshjes së mësipërme.

Advertisement