Vivien Thano, në një intervistë për ‘Mos i bjer me Top’ është shprehur se arsyeja e ndarjes nga Getinjo lidhej pikërisht me faktin se sipas saj, reperi ishte i varur nga lojërat e fatit.
“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq, sepse…”, tha e përlotur Vivien.
Nuk kaloi shumë kohë që edhe vetë Getinjo të reagonte për këtë deklaratë.
Ai ka postuar një video në Instastory-n e tij, për t’iu kundërpërgjigjur në mënyrë indirekte ish-partneres së tij, duke theksuar se është i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe ishte i bindur që do të flitej kjo temë publikisht.