Deklaratat e Doshit, Rama: Le të presim me durim hetimin e plotë

Një ditë pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Në një status në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se njerëzit që duan të vërtetën mund ta marrin vetëm pas një hetimi të plotë të organeve të drejtësisë.
Rama e ka cilësuar këtë ngjarje si tenenovelë të shëmtuar për të sulmuar qeverinë. Duke i cilësuar akuzat e PD-së si shpifje, Rama shkruan se duhet të presim me durim hetimin e plotë të akuzës bombastike.
Statusi i kryeministrit Edi Rama
Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise.Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri – tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta. Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s’ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.
‪‎Vajmedet. PD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe…!

Advertisement