Dedikimi i Albi Nakos për Klaudia Pepën

Një dedikim gjithë dashuri nga Albi Nako për bashkëshorten e tij, Klaudia Pepa, në Instagram. Deri tani, më shumë ka qenë Klaudia Pepa, ajo që ka shprehur, edhe virtualisht, edhe në media, dashurinë ndaj bashkëshortit, Albi Nako. Për Klaudian Albi ka qenë gjithmonë një shok, udhërrëfyes, pedagog dhe njeriu i zemrës, me të cilin tani ndan edhe jetën, por mesa duket, është radha e Albit të shprehë edhe një herë publikisht përkushtimin për bashkëshorten e tij të talentuar e gjithë pozitivitet. Kushtëzuar nga pjesëmarrja e saj në konkursin italian “Amici”, çifti takohet në Itali, ose në Tiranë në udhëtimet e njërit apo tjetrit.

Advertisement