Dea Mishel është një banore mjaft aktive në BBV Albania, ku herë pas here përfshihen në diskutime. Së fundmi, ajo ka treguar për betejën e saj me ankthin.
Vetë Dea ka rrëfyer se para se të futej në “She’s on Top”, ajo qante.
Dea: Unë kisha ankth dhe kur dilja në rrugë dhe ishte shumë sfidë. Qaja para se të hyja në program dhe pastaj prapë kur mbaroja, por ia dola mirë them, nuk e kam transmetuar pjesën e ankthit.
Më herët, Dea Mishel u gjykua për videon e saj ku bënte humor të “zi” me fëmijët jetim.
Çfarë tha Dea më herët në videon e saj?
Në postimin e saj blogerja bëri një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”
Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, ka vendosur ta postojë videon.
Megjithatë më vonë ajo u pendua dhe e fshiu postimin për shkak të kritikave dhe qëndrimeve të ndjekësve që nuk kanë qenë aspak dakord me postimin e saj. Fatkeqësisht videoja u bë virale dhe u shpërnda menjëherë në mediat sociale