David dhe Victoria pranë 17-vjetorit të martesës

Ata janë një prej cifteve më të njohur të Hollivudit.
David dhe Victoria Beckham po përgatiten të festojnë 17-vjetorin e martesës së tyre.
Të dy ata kanë bërë një seri postimesh në Instagram për të rikujtuar marrëdhënien e tyre ndër vite.
41-vjecari ka publikuar një foto nga dita e dasmës së tyre duke shkruar: “Uau, kjo ka ndodhur para 17 vjetësh… Isha me fat që u njoha me dikë që kishte të njëjtin drejtim dhe të njëjtat objektiva si unë në jetë… Kemi katër fëmijë të bukur dhe unë nuk mund të imagjinoja një mama më të dashur dhe më të kujdesshmë për ta… Gëzuar përvjetorin, Të dua”.
Ndërsa Victoria ka postuar një foto tjetër po nga dita e dasmës duke shkruar: “Ndihem shumë e dashur dhe e bekuar… Shoku im më i mirë, dashuria ime. Mashkulli që më frymëzon cdo ditë… Gëzuar përvjetorin për bashkëshortin dhe babain më të mirë në botë”.

Advertisement