Dashuria e vërtetë e P!nk…

“The Truth About Love” nga Pink po provon se është një makinë Hitesh dhe nuk ka asnjë shenjë që kjo makinë të ndalet tani shpejt. Nisi me “Blow Me (One Last Kiss)” një këngë tipike alla PINK, për të kaluar më pas në nota më emocionale dhe më të zbutura në “Try” dhe “Just Give Me a Reason”. Tani i bashkon të dy këto natyra këngësh në një singëll të ri me titull “True Love” edhe me shoqërinë e koleges Lily Allen! “True Love” është një këngë me shpejtësi mesatare mes baladës dhe popit. Ka një piano “gudulisëse” dhe një refren “whoa-oh-oh-oh oh-oh-oh-oh-oh” që do t’ju ngulitet në mendje për ditë me radhë… Edhe teksti është nga ata tipikët e PINK, prekës, agresiv, i shkurtër dhe pakës zemërak prej adoleshenteje të rritur, por tërheqës në mënyrën e saj: “At the same time, I wanna hug you / I wanna wrap my hands around your neck / You’re an a–hole, but I love you.” Kënga nuk është një duet në plot kuptimin e fjalës pasi PINK këndon 90% të saj, megjithatë Lilly i jep një ajër të freskët në bridge. Ndoshta “mëkati” më i madh i kësaj kënge është që nuk ka përdorur më shumë artisten britanike Allen. Ne n’a pëlqen shumë edhe me Lilly-n ne miniaturë. Juve?

[youtube=http://www.youtube.com/watch?v=c6vsHF3E9NU&showinfo=0&rel=0]

Advertisement