Dashuria e Kledi Kadiut

Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu, gjithmonë ka dhënë përshtypjen e një njeriu hermetik dhe praktikisht i padepërtueshëm. Të paktën, kjo është përshtypja që është krijuar nga mediat italiane, të cilat vazhdimisht e kanë pasur në qendër të vëmendjes për shkak të punës dhe bashkëpunimeve të tij artistike në disa nga televizonet më të rëndësishme atje.
Sa për jetën private, Kledi është parë gjithmonë si një personazh mjaft serioz (madje ndonjëherë edhe i vrazhdë), të cilit nuk mund t’i zbulosh dot asgjë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme mediatike … derisa ai vendos vetë të rrëfehet.
Në një intervistë për të përjavshmen italiane “Nouvo”, 41-vjeçari Kledi Kadiu ka treguar se edhe zemra etij nuk është aq e akullt sa duket, sepse prej 5-vjetësh është ndezur nga një zjarr dashurie nga balerina 23-vjeçare, gjysmë franceze dhe gjysmë italiane, me emrin Charlotte.
Diferenca mes tyre është 18 vjet, por kjo është një lidhje që vërteton shprehjen e famshme se dashuria nuk njeh moshë, madje pavarësisht moshës së saj të re, Charlotte ka udhëtuar shumë nëpër botë, duke treguar se është një femër e pavarur, tregon Kledi: “Përjetimet e një personi janë shumë të rëndësishme për Charlotte, që si shumë balerinë të tjerë, jeton vetëm prej shumë vitesh. Ka shëtitur gjithë Europën dhe është një grua e pavarur. Ka të gjithë elementët që të ndihmojnë të superosh diferencën në moshë”.
Ata janë njohur para 5-vjetësh nga miq të përbashkët. Për Kledin, ka qenë një pëlqim i menjëhershëm dhe koha këtë ka treguar. Por a do të bëhet së shpejti baba? Për momentin, balerini thotë se kanë vetëm projekte pune: “Mendoj se është e kotë të bësh plane. Historitë e dashurisë duhen jetuar ditë pas dite. Gjërat duhet të vijnë natyrshëm…”, – përfundon Kledi për “Nouvo”.

Advertisement