Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të duhet të kthejnë rreth 126,7 milionë euro, që janë keqpërdorur për subvencionime bujqësore, ku Danimarka rezulton se është vendi që ka keqpërdorur më tepër këto fonde, deklaroi Komisioni Evropian. Danimarka do të duhet të kthejë rreth 100,6 milionë euro, kryesisht për përdorim të keq të këtyre fondeve gjatë periudhës 2003-2005, kur këto përdoreshin për politikat e prodhimeve bujqësore, si ajo e ndërrimit vjetor të parcelave për të mundësuar fertilizimin e tokës mes sezoneve të mbjelljes, ndërkohë që kjo skemë nuk është më në përdorim.