Dani Alves mbetet i lirë, Gjykata vendos në favor të tij!

Dani Alves do të mbetet i lirë pasi gjykata në Barcelonë, të mërkurën, refuzoi ankesën kundër lirimit të përkohshëm nga burgu me kusht, pasi ai bëri pagesën.

Në shkurt të këtij viti, gjykata në Barcelonë e dënoi futbollistin me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate, natën e 30-31 dhjetorit 2023. Alves u lirua më 25 mars pasi dorëzoi shumën prej një milion eurosh. Vendim u ankimua nga prokuroria dhe ekipi ligjor i palës civile të drejtuar nga Estero Garcia, por ankesa e tyre u refuzua dhe braziliani mbetet i lirë.

Advertisement

Pasi u pagua me kusht, gjykata e liroi Alves, por i sekuestroi të dy pasaportat, braziliane dhe spanjolle. Ish-ylli i futbollit të Barcelonës nuk lejohet të largohet nga Spanja dhe duhet të paraqitet në gjykatë çdo të premte. Alves ishte futbollist aktiv deri në momentin që u akuzua për përdhunim dhe u arrestua. Ai ishe pjesë e klubit meksikan UNAM Pumas. Ish-futbollisti i Barcelonës kaloi 14 muaj e pesë ditë në burg me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze të re.