Pasi u zbulua se Luke Evans do të luajë rolin e Gaston në filmin e ardhshëm të Walt Disney, “E Bukura dhe Bisha”, u konfirmua edhe lajmi se Dan Stevens do të jetë ai që do të luajë rolin e Bishës.
Ndërkohë Emma Watson, e cila do të luajë rolin e të bukurës, ka shprehur kënaqësinë dhe emocionet për kolegun e saj.
Edhe pse Walt Disney Pictures nuk ka konfirmuar se ky prodhim do të jetë musical, kur Watson njoftoi se do të luante një rol në film kishte thënë se do ti duhet të kërcejë e të këndojë.
Ende mbeten pa zbuluar aktorët e tjerë ndërkohë që xhirimet do të nisin po gjatë këtij viti.
Në të njëjtën kohë Walt Disney Pictures po xhiron një version aksion të Hirushes që do të publikohet më 13 Mars.