Disa veshje personale të ish-çiftit presidencial Barack dhe Michelle Obama do të dalin në ankand.
Këto përfshijnë një fanellë basketbolli që i përkiste ish-presidentit gjatë viteve të shkollës së mesme dhe e cila mund të arrijë deri në 200 000 dollarë.
Fanella mban numrin 23 dhe shoqërohet gjithashtu me një libër shkollor të vitit 1979, kur ai ishte në shkollën ”Punahou” në Honolulu, e cila përfshin fotografi të të riut Obama duke luajtur basketboll.
Ndërsa për Michelle, një fustan elegant mbrëmjeje i veshur gjatë një mbledhje fondesh në 2010 në Uashington do të dalë në ankand.
Është një model ”Norman Norell 1950” dhe vlerësohet midis 50 000 dhe 70 000 dollarë.
Nga shitjet e tyre familja Obama nuk do të marrë asnjë fitim, por fondet do të kalojnë për bamirësi.