Dako, në Manzë: Kush investon 1 milion euro në bujqësi, taksën vendore zero për 3 vjet

????????????????????????????????????

Kandidati socialist për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, ka vijuar takimet në Manzë. Kush investon mbi 1 milion euro në bujqësi me projekte serioze dhe punëson mbi 30 punonjës do ta ketë zero taksën vendore për tre vjet.
Ky ka qenë premtimi i z. Dako gjatë vizitës në një fermë të rritjes e mbarështimit të lopëve.
Dako u bëri thirrje sipërmarrësve të investojnë në bujqësi, si dhe të fokusohen tek vreshtaria dhe ullinjtë, kultura tradicionale të zonës.
Në Sukth, kandidati Dako u angazhua për të vënë në funksion rezervuarin e Tarinit përmes një fondi prej 10 milionë lekësh, rezervuar që do të zgjidhë problemin e vaditjes së tokave bujqësore.
Dako siguroi fermerët se gjatë periudhës janar-shkurt 2016 do të shpërndahen edhe certifikatat e pronësisë së tokës, pas një mungese 20-vjeçare, duke realizuar një nga kërkesat kryesore të banorëve.
Për të garantuar tregun e produkteve bujqësore, Dako premtoi se do të hapet një pikë qendrore grumbullimi për të gjithë zonën, pikë që do të lehtësojë ndjeshëm nxjerrjen të treg të produkteve bujqësore për fermerët.

Advertisement