Dafina Zeqiri është ndoshta këngëtarja më e komentuar në showbiz-in shqiptar, e gjithashtu edhe ajo më e rezervuara sa i takon jetës private. Ndonëse rrallëherë reagon për flirtet e supozuara ndaj saj, Dafina vazhdon të përflitet për zhvillime të jetës së saj private.
Prej ditësh tashmë Dafina thuhet se është në lidhje me një djalosh nga Republika Domenikane të quajtur Jose. Çifti është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por së fundi thuhet se kanë nisur bashkëjetesën. Burime pranë këngëtares tregojnë se Dafina dhe Jose kanë vendosur të jetojnë bashkë, madje djaloshi thuhet të ketë vendosur edhe të transferohet në Kosovë, për të ndjekur të dashurën e tij.
Sipas thashethemeve, gjatë muajve të fundit, Jose e ka shoqëruar këngëtaren në të gjitha koncertet e saj në Europë, e siç duket kjo ka sjellë edhe vendimin e rëndësishëm për të jetuar bashkë. Natyrisht që ky hap i jep një tjetër rëndësi raportit të tyre disamujor dhe nuk do ishte aspak çudi që Dafina shumë shpejt të ishte këngëtarja e radhës që shpall fejesën. Pavarësisht tymnajës së madhe të thashethemeve, Dafina ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, e mesa duket kjo është e qëllimshme.
Andi, një nga menaxherët e këngëtares, i pyetur nga “Bluetooth” për bashkëjetesën e Dafinës me të dashurin e saj Jose, ka thënë se, “Nëse dikush ju ka dhënë këtë lajm, atëherë nuk do të nevojitej konfirmimi. Nëse ju duhet përgjigje, sinqerisht nuk di si t’ju përgjigjem”. Menaxheri, ka vijuar deklaratën e tij, teksa shprehet se, “Thashetheme dëgjohen çdo ditë, por nuk kemi kohë të japim konfirmim pozitiv, apo negativ”.