Cristiano Ronaldo dhe Georgina, sërish prindër! Në jetë do të vijnë binjakë

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të bëhen sërish prindër. Modelja e njohur është në pritje të ëmbël dhe së shpejti në jetë do të vijë jo vetëm një, por dy bebusha.

Advertisement

Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti në rrjetet e tij sociale, duke publikuar një foto me partneren me ekografinë në dorë.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim t’ju takojmë #tëbekuar”, -ka shkruar ai përkrah fotos.

Dy bebushat që do të lindin do të jenë fëmijët e pestë dhe gjashtë për sulmuesin e Manchester United, i cili ka pasur 3 fëmijë nga nëna surrogate dhe 1 vajzë me Georgina-n.

Cristiano Jr është 11 vjeç, Eva Maria dhe Mateo janë 4 dhe Alana Martina është 3 vjeçe.

Cristiano dhe Georgina janë bashkë që nga viti 2016. Më parë Ronaldo ka treguar se dëshiron edhe më shumë fëmijë, duke thënë se do 7 fëmijë dhe po aq Topa të Artë! Mund të themi se tani iu afrua shumë përmbushjes së qëllimit.