Nuk kanë fund telashe për yllin e futbollit portugez Cristiano Ronaldo. Edhe pse u duk se gjithçka ishte në favor të CR7, mediat ndërkombëtare shkruajnë se janë zbuluar detaje të reja që fajsojnë 34-vjeçarin.
Orët e fundit, portugezi po përballet sërish me akuzat për përdhunimin e Kathryn Mayorga, pasi testet e zhvilluara së fundmi kanë zbuluar ADN-ja është e ngjashme me atë të Ronaldos.
Në një sër emailesh midis policisë dhe prokurorëve gjatë hetimit, detektivi Jeffrey Guyer shkroi: “ADN është e njejtë”.
34-vjeçari akuzohet se ka përdhunuar bukuroshen Mayorga në vitin 2009 në Las Vegas, gjatë periudhës kur sulmuesi ishte pjesë e Manchester United. Ky i fundit e kishte ftuar Mayorga në një dhomë hoteli dhe aty mendohet se ka ndodhur edhe akti seksual.
Kathryn e denoncoi Ronaldon te gazeta gjermane “Der Spiegel”, ku kërkonte një dëmshpërblim prej 165 mijë eurosh. Momentalisht, çështja është pushuar, por pas këtyre detajeve, gjithçka mund të nis nga fillimi.
Ndërsa Ronaldo tha: Unë mohoj me forcë akuzat që janë lëshuar kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje për të cilën jam dhe besoj.
/Shekulli.com/