Edhe pse temperaturat kanë nisur të bien, ditët janë nxehta për ata që e duan muzikën! Ndër publikimet muzikore që na bëjnë zemrat të rrahin më shumë është padyshim “MUSIC OF SPHERES”, albumi i ri i Coldplay.
Disku është prodhuar nga Max Martin dhe u parapri nga një trailer që kombinonte një lloj udhëtimi kozmik të animuar nëpër planetët e universit, që përfaqësojnë dhe kopertinën e albumit me fragmente të shkurtra të 12 këngëve që e përbëjnë atë.
E meqë ra fjala tek kopertina e “Music of Spheres”, duhet të dini se ajo është projektuar nga Pilar Zeta, një artiste argjentinase, stiliste grafike dhe stiliste e modës e njohur për kopertinat e saj surrealiste dhe e cila tashmë ka bashkëpunuar me grupin në albumin “A Head Full of Dreams”.
“Music of Spheres” përbëhet nga 12 këngë – përfshirë 5 me emoji si titull – të shkruara nga Coldplay dhe me bashkëpunime me: BTS, Selena Gomez, të gjithë fëmijët e anëtarëve të grupit, John Hopkins (muzikant dhe kompozitor britanik , kryesisht aktiv në fushën e muzikës elektronike), Stephen Fry (aktor, aktor zëri, komedian, autor televiziv, skenarist dhe shkrimtar), dyshja amerikane R&B e formuar nga binjakët Amber dhe Paris Strother, Jacob Collier (multi-instrumentist britanik dhe producent) dhe ‘italiani Davide Rossi (violinist dhe producent).