Coco Rocha bëhet me vajzë!

Ka mbërritur një bukuroshe! Supermodelja Coco Rocha dhe bashkëshorti James Conran janë bërë me vajzë, fëmija i parë për të dy.Cifti e ka dhënë lajmin më datë 28 Mars.
“James dhe unë jemi shumë të lumtur që i japim mirëseardhjen vajzën tonë të bukur, Ioni James Conran!” ka shkruar 26 vjecarja Rocha në rrjetet sociale.

Ndërsa babi i ri e ka publikuar foton e vajzës në Instagram duke shkruar “Nga 2 u bëmë 3! Unë dhe Coco jemi shumë të lumtur që jemi bërë me vajzë!”
Cifti është martuar në Qershor 2010 ndërsa lajmin e shtatëzanisë e dhanë muajin e kaluar kur Coco prezantoi koleksionin e veshjeve Modern Princess.

Advertisement