“Cobra 11” përfundon xhirimet në Shqipëri

Nëse deri më tani Shqipëria është renditur në listën e vendeve për t’u vizituar, tashmë ajo përbën një atraksion të ri, një vend ku mund të realizosh skena të arrira filmi.
I tillë është rasti i xhirimeve të prodhimit të njohur kinematografik gjerman “Alarm Fur Cobra”, “Alarm nga Kobra”.
Prej të paktën një jave, producentë, regjisorë dhe aktorë, në kastin e të cilëve është edhe Blerim Destani, një aktor karriere në Gjermani, po jetojnë filmin e tyre në Tiranë.
Në këtë sezon të 19 -të, seriali aksion, i cili prej vitit 1996 transmetohet në “RTL”, protagonisti kryesor është shqiptari Blerim Destani.
Me një buxhet prej 4.5 milionë eurosh, “Alarm Fur Cobra” do të ketë premierën në Gjermani në muajin Gusht dhe me shumë mundësi do të vijë edhe në kinematë shqiptare.

Advertisement