Çmimin e vokalit më të mirë në Eurovizion e fiton një shqiptar

Faqja zyrtare e Eurovizion ka hapur një votim në Instagram, ku për 24 orë ndjekësit mund të zgjidhnin artistin që sipas tyre ka vokalin më të mirë të Eurovizionit. Mes pesë kandidatëve, dy ishin artistë shqiptarë, Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears. Është pikërisht ky i fundit që është shpallur fituesi nga ndjekësit.

“Zëri i një engjëlli! Gjon’s Tears i Zvicrës është fituesi juaj i çmimit #Eurovision për Vokalin më të Mirë!” –shkruhet në njoftimin e faqes.

Gjoni përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion vitin e kaluar me këngën “Tout L’Univers” dhe u rendit në vendin e tretë.

Advertisement