Claudia Schiffer është kthyer më provokative se kurrë në botimin gjerman të revistës Vogue, për të treguar anën e saj femërore nën objektivin e Miles Aldridge. Edhe pse është tek të 40-at, modelja dëshmon të jetë ende një ëndërr për fansat e saj. Flokët e artë dhe buzët e kuqe e bëjnë atë edhe më provokuese. Supermodelja që kishte pozuar më parë për Vogue, nudo gjatë shtatëzanisë, vendosi këtë herë të portretizojë të gjithë “ligësinë” e saj. Joshëse si kurrë më parë, pas 3 fëmijëve dhe një karriere modelimi të shkëlqyer, do të bënte me komplekse dhe ëngjëjt e Victoria 's Secret. Claudia nuk ka aspak ndërmend të dalë nga skena. Ja dhe kopertina e plotë e Vogue Deutsch si dhe disa foto nga shërbimi fotografik.






