Cila është gjëja më e rëndësishme për Taylor Swift?

Taylor Swift ka qenë në qëndër të vëmëndjes me albumin e saj “1989” për më shumë se 6 muaj, ndërsa ka fituar shumë pikë edhe duke ftuar artistë të ndryshëm të bashkëpunojnë me të në koncerte.
Por edhe në aspekte të tjera, ky vit duket se ka qenë mjaft i mirë për artisten.
Në numrin e Nëntorit të revistës Vogue Australia, Taylor ka treguar se mendon se njerëzit mund të jenë lodhur me të, por edhe për gjërat e rëndësishme në jetën e saj.
Ajo ka sqaruar se ka patur shumë sukses me këtë album, por se ndonjëherë i duket sikur duhet ta lërë publikun pak “të qetë”
“Publiku mund të ndryshojë mendim për mua një ditë. Nëse ata vendosin nesër se unë jam bërë e mërzitshme, kjo do të përdorej nga artisë të tjerë. Gjërat në këtë moment po më shkojnë mirë, por unë kurrë nuk mund të jem aq budallackë sa të mendoj se e kam publikun nën kontroll. Unë mund të kontrolloj vetëm muzikën time. Jam shumë me fat që njerëzit më pëlqejnë tani, por kurrsesi kjo nuk është dicka e përhershme”, ka thënë këngëtarja.
Taylor ka sqaruar se për të gjëja që ka më shumë rëndësi janë miqtë.

Advertisement