Çifti Clooney, ndër më të pasurit në Britani

George Clooney i është bashkuar listës të personave më të pasur në Britani, falë martesës së tij me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal.
Pasuria e çiftit ka një vlerë prej 121 milionë paund, duke u renditur ne vendin e 790 nga 1000 njerëzit më të pasur në Britani dhe Irlandë.
Aktori 53-vjeçar është përfshirë në ‘Sunday Times Rich List’ për herë të parë këtë vit. pas martesës me avokaten në shtatorin e kaluar.
Personazhe të tjerë të famshëm që janë përfshirë në këtë list janë David dhe Victoria Beckham, pasuria e të cilëve arrin 240 milionë paund falë kontratave me Adidas de H&M.

Advertisement