“Jam e dashuruar me muzikën, ajo më trajton mirë, por do të doja që të bija në dashuri me dikë. Mendoj se dashuria është diçka e bukur dhe është fantastike të kesh një dashuri tjetër veç muzikës”. Ciara së fundmi ka realizuar dhe videoklipin për “Love, sex and magic” me Justin Timberlake dhe ka rrëfyer se i ka shijuar shumë afrimi së tepërmi me kolegun. 23 vjeçarja që dhe e ka lëpirë Justinin gjatë këtyre xhirimeve ka thënë: ”Duhet të pranoj se qëllimi ishte të argëtohesha me Jusitn dhe të bëja diçka të papritur për fansat e mi. Nuk mendoj se ata e prisnin një bashkëpunim të tillë nga unë. Sa për lëpirjen, nuk kishtë shije të keqe”,- e ka mbyllur deklaratën Ciara.