Ciara është shumë personale në “I Bet”. Ky është singëlli i parë i albumit të ardhshëm “Jackie” (emri i nënës së saj). Në këtë këngë ajo i drejtohet ish të fejuarit Future, me të cilin u nda vitin e shkuar pas zërave për tradhëti. Kënga është shkruar nga vetë Ciara së bashku me Rock City dhe ka për producent Harmony Samuels. “I BET” tingëllon më tepër si një këngë mbushëse e albumit dhe jo si singëlli kryesor dhe më i fortë i tij, por shpresojmë që Ciara të vërtetojë të kundërtën dhe të ketë sukses në këtë rikthim muzikor.

Advertisement