Christina Aguilera gjatë shtatzënisë së saj të dytë i është bashkuar sërish nënave të tjera të famshme, të cilat kanë pozuar nudo gjatë pritjes së fëmijës. Këngëtarja ka vendosur të tregojë format e saj të reja duke pozuar krejt e zhveshur për revistën “V”. Duket një mama në superformë në fotot e realizuara. Mendohet se Christina do e lindë fëmijën e saj të dytë gjatë muajit gusht. Ajo ka një djalë 6-vjeçar nga ish-bashkëshorti Jordan Bratman.

Advertisement