Chris Martin është paditur nga një fotograf, i cili pretendon se vokalisti i “Coldplay” e ka goditur atë me makinën e tij muaj më parë.
Richard Terry është shprehur se Chris e ka përplasur atë me qëllim me makinën e tipit “Jeep”, teksa ka qënë duke u larguar nga një restorant në Santa Monica.
Sipas dokumentave ligjore të publikuara nga “TMZ”, Terry pretendon se Chris e ka kthyer me qëllim makinën e tij, duke hipur në trotuar dhe goditur fotografin. Në padinë e bërë gjithashtu përmendet fakti se kjo nuk është hera e parë që Chris dhunon personat që merret me mediat rozë.
Ai ka shtuar se Chris nuk ka ndaluar për të parë nëse ai ishte lënduar apo jo, por është larguar menjëherë.