Chris Martin ka folur për herë të parë në publik pas një viti nga ndarja me aktoren Gwyneth Paltrow.
Ai ka treguar se nuk e ka përjetuar aspak mirë distancën nga ish-bashkëshortja, por tani ndihet i lumtur që është gjallë.
Në një intervistë për radio show-n australian “Rove & Sam”, 38-vjeçari ka thënë se pas divorcit ndihej më i dobët.
Disa vite me parë ndihesha në një vend të ulët të jetës sime, i dobët dhe konfuz për çdo gjë. Më pas miqtë e mi më sugjeruan të lexoja një libër interesant dhe disa poema. Këto më bënë të ndryshoj gradualisht dhe të jem i lumtur që dola i gjallë nga kjo, ka thënë këngëtari i Coldplay.