Chelsea e mbyll vitin në zonën Champions

Chelsea e mbylli me fitore vitin 2018, duke blinduar vendin e katërt në Premier League, pozicion që do t’u mundësonte Bluve të Londrës rikthimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Sarrit fitoi 0-1 ndaj Crystal Palace. Ai që vendosi fatet e sfidës së zhvilluar në “Selhurst Park” ishte kampioni i botës, N’Golo Kante, i cili, i shërbyer nga David Luiz, u tregua i saktë brenda zonës në minutën e 51, duke realizuar një gol me peshë.

Advertisement

Me këtë fitore, Chelsea u ngjit në kuotën e 43 pikëve, 2 më pak se Tottenham Hotspur dhe 5 më shumë se Arsenali i vendit të pestë. /TCH/