Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës

Goditja e një organizate kriminale me të paktën 11 persona të përfshirë dhe sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të kokainës nuk ka qenë një rastësi.

Prej disa kohësh, autoritet policore gjermane kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimin e tyre se një trafik droge nga Shqipëria furnizonte organizata kriminale në Gjermani. Bëhej fjalë për kokainë, drogën më të shtrenjtë sot në tregun ilegal. Sipas të dhënave të para, të cilat u konfirmuan më vonë, lënda narkotike vinte nga Amerika Latine, përpunohej në Elbasan dhe më pas nisej drejt Europës Perëndimore, kryesisht në Gjermani. Falë shkëmbimit të informacionit me shërbimet gjermane, disa persona të përfshirë në kët rrjet u identifikuan dhe u mbajtën nën vëzhgim për disa muaj. Kështu nisi operacioni i koduar “Xibraku”, ku një rol të dorës së parë ka luajtuar prokuroria shqiptare e krimeve të rënda. Në mënyrë profesionale kjo prokurori ka mbledhur provat dhe ka dokumentuar gjithë këtë aktivitet kriminal duke ia bërë të mundur ndërhyrjen efikase policisë së shtetit. Goditja e të mërkurës mbrëma në Elbasan është nga më të rëndesishmet kundër trafikut ndërkombëtar të drogës në Europë. Jo vetëm nga sasia e mallit dhe parave të sekuestruara, por edhe në zbulimin e një rrjeti që bënte jo vetëm trafikun por edhe përpunimin e lëndëve narkotike. Për këtë arsye, ishin sjellë në Shqipëri edhe dy kolumbianë që bënin përpunimin profesional të kokainës. Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Në kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës , u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

Advertisement

1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.
2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues ne Tirane, .
3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .
4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .
5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .
6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.
7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.
8. Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi
9. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .
10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.
11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:

•Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
•77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
•19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.
•359.400 Euro.
•2.769.000 lek të reja.
•4150 Dollare Amerikan.
•Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
•Nje arme zjarri automatik model 56.
•Nje arme zjarri Revolver me mulli.
•Një armë zjarri e tipit pistoletë me kaliber 9 mm.
•Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
•174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
•50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
•Katër automjete të tipeve të ndryshme.
•Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
•Një peshore elektronike.
•25 aparate telefoni celulare.
•Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.
•Jane sekuestruar edhe dy automjete.
•Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.
•Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike
•Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

Gjithashtu strukturat e specializuara të hetimit në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme kanë filluar menjeherë hetimin pasuror dhe vendosur sekuestron për asetet kriminale të pjesëtareve të kësaj organizate kriminale. Ndërkaq mësohet se lënda e parë e përpunimit të kokainës në laboratorin e instaluar në Xibrakë të Elbasanit nga grupi shqiptaro-kolumbian i narkotrafikut, hynte në Shqipëri si solucion për përpunimin e lëkurave.