Moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” mëngjesin e sotëm ka postuar një video në Instagram ku ndodhet në makinë duke kënduar këngën e Butrint Imerit “ E jona”.
Deri këtu gjithçka është në rregull por një moment në video vihet re se Arbana është duke i dhënë makinës pa e vendosur rripin e sigurimit. Ndërkohë që shumë personazhe si Olti Curri, Elona Duro, Dojna Mema e Silva Gunbardhi janë duke bërë një fushatë sensibilizuese për vendosjen e rripit të sigurimit e quajtur #merripsivip ja ku vjen kjo video e Arbana Osmanit në të cilën duket qartë se ajo nuk e ka zbatuar rregullin e rripit të sigurimit.
Ky detaj është vënë re edhe nga komentuesit të cilët e kanë kritikuar faktin që një personazh publik si Arbana nuk i respekton rregullat. Sipas ligjit mosvendosja e rripit të sigurimit lejohet vetëm për personat të cilët janë mbi 1.90m të gjatë dhe për femrat shtatzënë. Çfarë përgjigje mund të ketë Arbana për këtë veprim?/Blitz.al/