Mbrëmja e madhe e cmimeve Oscar ka përfunduar por ende flitet për Tapetin e Kuq.
Tashmë jemi të interesuar më shumë edhe nga numrat që kanë mbizotëruar. Këtu keni një listë me kuriozitete rreth parakalimit të yjeve.
6,000 perla në fustanin Calvin Klein Collection të Lupita Nyong’o.
80,000 punime dore zbukuronin fustanin Chanel Haute Couture të fitueses Julianne Moore, dizenjuar nga Karl Lagerfeld, qepur nga 27 persona për 987 orë.
25 persona u deshën për të qepur fustanin Alaïa të Lady Gaga në 1600 orë pune. Meqë bie fjala, ky është i vetmi fustan që Azzedine Alaïa ka dizenjuar ndonjëherë për Tapetin e Kuq.
$2.5 milion ishte vlera e bizhuterive Neil Lane që kishte vënë Jennifer Lopez, ku përfshiheshin vathë dimanti 20 karat, dhe tre unaza platini me diamant.
2.2 milion dollarë bizhuteri kishte vënë Dakota Johnson nga Forevermark, ku përfshihej edhe një diamant 100 karat.
$7.2 milion bizhuteri Harry Winston kishte vënë Nicole Kidman, përfshi edhe byzylykun me diamant 82 karat.
$7.5 milion kushtonin bizhuteritë Lorraine Schwartz që vuri Rita Ora përfshi këtu edhe vathët me diamantë dhe unazën me diamant 25 karat.
9 fustane Versace dhe 8 fustane Zuhair Murad.
4 kostume meshkujsh në ngjyrë blu të errët (Common, Miles Teller, Eddie Redmayne dhe Ansel Elgort).
1 mashkull me të kuqe (David Oyelowo veshur me Dolce & Gabbana).
9 kostume Prada (Ansel Elgort, Miles Teller, Emmanuel Lubezki, Alejandro Gonzalez Iñárritu, Ethan Hawke, Common, Jason Schwartzman, Emmanuel Lubezki dhe Andrey Zvyagintsev).
5 palë këpucë Christian Louboutin (Emma Stone, Kerry Washington, Sienna Miller, Faith Hill dhe Behati Prinsloo).
5 palë këpucë Jimmy Choo (Meryl Streep, Jennifer Hudson, Lorelei Linklater, Anna Faris dhe Karolina Kurkova).
7 canta të vogla Judith Leiber (Octavia Spencer, Kelly Osbourne, Anna Faris, Faith Hill, Rachael Harris, Luciana Duvall dhe Robin Roberts)
11 zonja u veshën me të bardha, përfshi këtu Anna Faris, Lupita Nyong’o, Marion Cotillard, Julianne Moore, Faith Hill dhe Jenna Dewan-Tatum.
1: Fustan pikturuar me Jedi Master (Willow Bay veshur me Rodarte).