Çfarë ndodhi tek Teatri Kombëtar, pamje nga ndërhyrja e policisë (Video)

Gjatë orëve të para të mëngjesit forca të shumta policie kanë ndëryrë në ambjentet e Teatrit Kombëtar për të shpërdarë personat e mbledhur aty. Më pas fadroma nisi shembjen e godinës.

Pamje të shpërndara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tregojnë momentet e para të ndërhyrjes së policisë. Siç duket edhe në video për shpërdarjen e njerëzve është përdorur një spraj i cili mesa duket shkakton probleme në frymëmarrje.

Pas largimit të personave një numër i madh i forcave të policisë të kanë formuar një kordon për ti hapur rrugë fadromës e cila ka nisur prishjen e godinës.

Lojtës Videosh

Burimi: Opinion.al