Si çdo të martë në mbrëmje, është transmetuar edhe sot, spektakli I humorit “Apartamenti 2xl”, në Vizion Plus. Në pamje të parë gjithçka dukej se ishte në rregull, por ndërkohë që të gjithë prisnin të shihnin të ftuarin dhe kombinim e tij në batuta me aktorët, ai nuk u pa në puntatën e sotme. Arsyen përse nuk ka patur një të ftuar e ka dhënë një nga aktorët kryesor të programit, Julian Deda.
Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, i irrituar me ngjarjen në të cilën është përfshirë spektakli por edhe ai vetë, Juli ka shpjeguar se në fakt ka patur një të ftuar e cila mesa duket ka dezertuar pjesmarrjen, në moment të fundit. Bëhet fjalë për kryetaren e “FRESH” Joleza Koka, e njohur për publikun jo vetëm për postin e saj në politikë, por dhe për batutat e komentuara gjatë nëpër media. Ja çfarë ka shkruar Juli në profilin e tij: “Nuk e di nëse ishte vendim i saji apo dikush i ka thënë që mos të shkojë aty se do lëri nam, por fakt është, që ajo e braktisi në minutat e fundit spektaklin, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjë i ftuar deri më sot”, ka shkruar Juli.
Duke iu drejtuar Jolezës, Juli nuk ia ka kyrsyer fjalët duke i thënë se me këtë veprim sapo i ka shtuar një gafë vetes në CV-në e saj. “Kur erdhi në prova, m’u drejtua mua dhe më tha: “Ty s’duhet me ta dhon dorën se je me PD”….! Kjo është gjenerata tjetër. Lesh me qime, moj Fatime.” – ka përfunduar aktori.