Pas 16 vitesh transmetim, “Top Show Magazine” përfundon rrugëtimin e tij.
Emisioni shfaqej çdo të martë e të mërkurë në ekranin e televizionit në orën 23:00, por moderatorin Alban Dudushi do të mund ta shohim vetëm një herë në javë, të martave, ora 22:00.
Ky mesa duket ishte shkaku që një prej gazetarëve, Ervi Kurti dha lamtumirën e tij me programin javë më parë, pas 4 vitesh pune me Dudushin.
Për ndjekësit në Instagram, ai tha “do të shihemi në projekte të tjera” ndërsa me ish-stafin “për fejesa, martesa & ditëlindje”.
Ndonëse arsyeja e konfirmuar ende nuk është bërë publike, zgjerimi i programacioneve është mendohet të jetë njëra prej tyre.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me prezantuesen Albana Osmani.
E kontaktuar nga “Prive” paraprakisht, ajo u mjaftua me një përgjigje të shkurtër duke u shprehur se nuk jep info.