Gjatë pushimeve askush nuk i ndryshon zakonet. Napeletanët janë ata që kalojnë më tepër kohë në kompjuter, gati dy orë e gjysëm. Këto kanë qenë përfundimet e një sondazhi mbi mjetet e komunikimit të realizuar nga Dhoma e Tregtisë në Milano. Mesatarisht italianët kalojnë 3 orë përpara Tv-së, dy orë duke dëgjuar radio dhe naviguar në internet dhe gati 1 orë me telefonata, 46 minuta në leximin e gazetave.
Sigurisht që ka pasur ndryshime nga qyteti në qytet, ku u realizuan dhe sonadazhe. Kështu në Milano shihet më tepër TV (gati 1 orë mbi mesataren kombëtare), flitet më pak me celular (35 minuta), lexojnë shpejt e shpejt gazetat (43 minuta), dëgjojnë shumë radion (2 orë e 20 minuta) dhe i dedikohen 2 orë kompjuterit. Në Romë gazetat shfletohen me ngadalë (50 minuta), i dedikohet 1 orë bisedave telefonike, dëgjohet nga dy orë radio, në internet navigohet po për rreth dy orë dhe relaksohen para TV-së për rreth 2 orë e 25 minuta. Ndërkohë napoletanët kalojnë 2 orë e 25 minuta në internet dhe 2 orë e 41 minuta para TV. Edhe napoletanët kalojnë 1 orë duke folur në telefon dhe i dedikohen 45 minuta leximit të shtypit, ndoshta me në sfond radio (2 orë e 2 minuta).
Përgjithësisht personat që përdorin internetin e bëjnë për:
- t’u thelluar mbi interesa vetjake (27,6%9)
- për të lexuar faqet virtualeve të gazetave (22,2%)
- për të marrë pjesë në rrjetet sociale (18,3 %)
- për të marrë lajme të ndryshme (11,5%)
- për të shkarkuar filma e programe gratis (7,3%)