Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do t’ju shokojnë

Producenti i filmave Robert Evans ka thënë, “Ka tre anë të një historie: versioni yt, versioni im dhe e vërteta”. Evans kishte të drejë në disa aspekte, pasi njerëzit gabimisht mund të krijojnë kujtime të rreme ose pseudo-imazhe. Ky është efekti Mandela.

Efekti Mandela ndodh kur një grup i madh njerëzish besojnë se një ngjarje ka ndodhur, kur në të vërtetë nuk ka ndodhur. Ka shumë raste të efektit Mandela në kulturën popullore dhe jo domosdoshmërisht përfshin vetëm ngjarje, por edhe foto, të dhëna, detaje etj.

Advertisement

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

Pse ndodh?

Efekti Mandela mori emrin kur Fiona Broome, një “konsulente paranormale” e vetë-identifikuar, detajoi se si ajo kujtonte ish-presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela duke vdekur në vitet 1980 në burg (megjithëse Mandela jetoi deri në vitin 2013). Broome përshkruante kujtimet e mbulimit të lajmeve për vdekjen e tij dhe madje edhe një fjalim nga e veja për vdekjen e Mandela-s. Megjithatë asgjë nuk ndodhi.

Nëse mendimet e Brumit do të ishin të veçuara, nuk do të përbënte rast për studim. Sidoqoftë, Broome zbuloi se njerëzit e tjerë mendonin saktësisht njësoj si ajo. Edhe pse ngjarjet nuk ndodhën kurrë, ajo nuk ishte e vetmja që mendonte se kishin ndodhur. Si rezultat, “lindi” koncepti i efektit Mandela.

Kujtimet e rreme kolektive: Një mënyrë për të përshkruar efektin Mandela janë “kujtimet e rreme kolektive”. Një grup i madh njerëzish thonë gjithnjë një thënie ose kujtim të veçantë në një mënyrë të caktuar kur, në të vërtetë, e vërteta është e ndryshme nga kujtesa. Njerëzit që besojnë teoritë konspirative besojnë se efekti Mandela është një shembull i universeve alternative të pranishëm në shoqëri. Sidoqoftë, mjekët kanë një shpjegim shumë të ndryshëm të kujtesës dhe se si disa kujtime mund të jenë false.

Gënjeshtra e sinqertë: Një arsye e zakonshme për efektin Mandela është “gënjeshtra e sinqertë”. Një person krijon një kujtim të rremë pa synuar të gënjejë ose mashtrojë të tjerët. Në vend të kësaj, ky person po përpiqen të mbushë boshllëqet në kujtesën e tij. Disa studiues besojnë se njerëzit – madje edhe një grup i madh njerëzish – i sajojnë ngjarjet sipas një rendi të cilin e konsiderojnë më të mundshëm.

Kujtimet e rreme: Aspekte të tjera të kujtesës mund të çojnë në efektin Mandela. Kjo përfshin kujtime të rreme, ku kujtimi i një ngjarjeje nuk është një përshkrim i saktë.

Disa shembuj të efektit Mandela

Looney Tunes, jo Looney Toons

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

Berenstain Bears, jo Berenstein Bears

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

George Kuriozi nuk ka bisht

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

Disa njerëz mendojnë se emri i serialit të famshëm është “Sex in the City”, por jo

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

Bishti i Pikachu nuk ka fare ngjyrë të zezë

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

Nuk ka vizë në mes te Kit Kat

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

Disa njerëz mendojnë se portreti i Mona Lisa-s ka një buzëqeshje më të dukshme

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

The Flintstones kanë dy t-ë (jo The Flinstones)

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

Te “Borëbardha” nuk thuhet “Pasqyrë, pasqyrë në mur” (Mirror, Mirror on the wall), por “Pasqyrë magjike në mur” (Magic mirror on the wall)

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do

Te kënga e famshme “We Are the Champions”, Freddie Mercury nuk thotë fare në pjesën e fundit të këngës “… of the world” (megjithëse e ka kënduar më vonë në një koncert në Wembley Stadium)

Ç’është efekti Mandela dhe disa shembuj që do