Censurohet reklama me Dokata-n

Kjo ka ndodhur  pasi autoritetet e kanë cilësuar si të papërgjegjshme dhe “se reklama mund të shkaktojë shkelje dhe fyerje të rënda”. 17 vjeçarja ka qenë e preferuara e Marc Jacobs që kur ishte 13 vjeç. Por enti rregullator i publicitetit ka thënë se fushata e fundit e stilistit ka shkuar shumë larg dhe vendosën që t’a ndalonin në UK. Dakota shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër dhe në foton promovuese publicitare e mban shishen e parfumit midis shalëve, gjë të cilën enti rregullator e ka cilësuar si një pozicion “seksualisht provokues”.

Fotoja publicitare u publikua fundjavën e shkuar në revistën Sunday Times Style, dhe rezultoi në një lum ankesash tek Advertising Standards Authority (ASA), pasi dukej fyese dhe e papërgjegjshme sepse e portretizonte modelen e re në një “mënyrë seksuale”. Një zëdhënës i ASA ka thënë: “E kuptojmë që modelja është 17 vjeç, por në foto duket më e vogël se 16 vjeç. Gjatësia e fustanit, këmbët dhe pozicioni i shishes së parfumit të tërheq vëmendjen drejt seksualitetit të saj. Si rrjedhojë konsideruam se publiciteti seksualizon një fëmijë, ndaj vendosëm se fushata ishte e papërgjegjshme dhe mund të shkaktojë fyerje dhe shkelje”.

Advertisement