E pushtuar nga emocionet dhe në lot, Celine Dion tregon në një intervistë për ABC News rreth vështirësve që kalon me bashkëshortin e saj për shkak të sëmundjes së tij.Ajo ka treguar se Rene Angelil ushqehet përmes një tubi si pasojë e luftës së vazhdueshme me kancerin e fytit.
Video e intervistës tregon këngëtaren që shpërthen në lot dhe që shpjegon rreth vendimit për të vënë në “pauzë” karrierën e saj.
Ajo tregon për luftën e dhimbshme të bashkëshortit me sëmundjen e rëndë.
“Ai nuk përdor dot gojën. Nuk ha dot, kështu që e ushqej unë përmes një tubi. E ushqej tre herë në ditë.”
Dion dhe Angelil, 73 vjec, janë martuar në 1994 dhe kanë tre djem: Rene-Charles, 14 vjec, dhe binjakët Eddy dhe Nelson, 4 vjec.
Angelil u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në 1999, ndërsa në Dhjetor 2013 kreu një operacion për heqjen e masës tumoriale nga fyti.

Advertisement