Diva e muzikës botërore, Celine Dion, është diagnostikuar me sëmundje të pashërueshme neurologjike. Këngëtarja e përlotur zbulon se është prekur nga një sindromë shumë e rrallë, që i kthen të sëmurët në ‘statuja njerëzore’.
Me lot në sy, këngëtarja kanadeze me famë botërore, Celine Dion , ka rrëfyer se vuan nga një çrregullim neurologjik “shumë i rrallë” që mund të shkaktojë spazma muskulore. Nëpërmjet një video mesazh 54-vjeçarja tha se po përballet me sindromën e personit të ngurtë, që I pamundëson shpesh të ecë dhe madje edhe të këndojë.
“Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur. Nuk isha gati të them asgjë më parë, por tani jam gati. Kam kohë që po merrem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka unë kam kaluar”.
Artistja e “My Heart will Go On” të vuri në dukje se ndërsa ajo dhe ekipi i saj ende po mësojnë për këtë gjendje, ajo tani e di se cili ka qenë shkaku i spazmave që ka pasur.
“Fatkeqësisht, spazmat prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme. Ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar siç jam mësuar. Më dhemb t’ju them sot, kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë ne shkurt.
Kam një ekip të madh mjekësh që punojnë përkrah meje për të më ndihmuar të përmirësohem,” tha Dion, duke shtuar se fëmijët e saj René-Charles, 21, dhe binjakët 12-vjeçarë Eddy dhe Nelson po e mbështesin dhe i japin shpresë.
Dion shtoi se të kënduarit është gjithçka që ajo di dhe që ka bërë gjatë gjithë jetës së saj. “Dhe kjo është ajo që dua të bëj më shumë”
Lajmi erdhi tre muaj pasi asaj iu desh të anulonte show-n në Las Vegas për të njëjtin problem shëndetësor. Ndërsa koncertet e saj për momentin janë shtyrë për në vitin 2024.