Kryeministri cek, Mirek Topolanek tha se SHBA do te duhet te marrin hua aq shume para per planin e tyre stimulues dhe shpetimin e bankave, saqe rrjedha e fondeve ne tregjet financiare do te vihet ne rrezik. Gjithashtu gjate fjalimit te tij ne Parlamentin Evropian ne Strasburg, Topolanek akuzoi admimnistraten Obama per proteksionizem, duke iu referuar politikave per blerjen e produkteve amerikane ne paketen stimuluese. Sipas Topolanek, Bashkimi Evropian ka patur sukses ne te kaluaren, duke refuzuar te ndjeke masa te tilla.