Republika ceke, që aktualisht mban presidencën e radhës së BE-së, është vëndi i fundit brënda bllokut 27 anëtarësh, që nuk e ka ratifikuar ende traktatin. Ai është refuzuar gjithashtu nga votuesit irlandezë në një referenduam vitin e kaluar, por pritet që të votohet sërish këtë vit. Traktati nuk mund të hyjë në fuqi, nëse nuk miratohet nga të gjitha vëndet. Më parë ai ishte miratuar nga dhoma e ulët e parlamentit cek me 125 vota.